Sot shënohet Dita Botërore e Ushqimit

16 Tetor, 2020 - 9:52 am

Sot nëpër botë shënohet Dita e Ushqimit, duke tentuar të vetëdijesohen njerëzit për problemet ekzistuese të mbipeshës dhe kequshqyerjes për shkak të urisë, shkruan KultPlus.

Dita Botërore e Ushqimit është një ditë ndërkombëtare që festohet çdo vit në botë më 16 tetor për nder të datës së themelimit të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara në 1945.

Këtë vit shënohet kremtimi 75 vjeçar i kësaj dite, duke synuar një të ardhme më të mirë me moton “Rrituni, ushqehuni, mbështesni. Së bashku. Veprimet tona janë e ardhmja jonë”.

Teksa bota po përballet me Covid-19, Dita Botërore e Ushqimit do të nxjerr në pah se si t’i përgjigjemi këtij virusi nëpërmjet ushqimit.

Dita Botërore e Ushqimit 2020 do të bëjë thirrje për bashkëpunim dhe solidaritet global për të ndihmuar të prekurit nga pandemia./KultPlus.com

Të ngjajshme