Sot, shënohet Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve

1 Tetor, 2020 - 9:55 am

Të moshuarit janë personat e dashur që kanë nevojë për kohën dhe kujdesin e të tjerëve. Për të shënuar një ditë ndaj tyre në kalendarin botëror, Kombet e Bashkuara kanë miratuar 1 tetorin si Ditën Ndërkombëtare të Personave të Moshuar, shkruan KultPlus.

Sipas National Today pothuajse 900 milion në botë janë nën moshën 60 vjeçare. Deri në vitin 2050, 2 miliard njerëz – ose 22% e popullsisë së planetit – do të jenë në atë moshë dhe kjo do të jetë periudha kur në botë do të ketë më shumë të moshuar se sa fëmijë.

Në vitin 2002 Asambleja e dytë Botërore mbi Plakjen në Madrit miratoi Planin e Veprimit Ndërkombëtar për Moshimin për t’iu përgjigjur mundësive dhe sfidave të plakjes së popullsisë në shekullin e 21-të dhe për të nxitur zhvillimin e një shoqërie për të gjitha moshat.

Personat e moshuar janë ata që na duan dhe kujdesen më së shumti për ne. Mirëpo, e tëra që ata kërkojnë në këmbim është pikërisht dashuria dhe kujdesi reciprok. Në kujtesën e shumicës nga fëmijëria një vend të veçantë zënë gjyshërit, të cilët përherë kanë qenë ata të cilët na kanë përkrahur edhe kur nuk kemi pasur të drejtë, na kanë ëmbëlsuar më fjalët e tyre dhe e kanë bërë më të bukur atë pjesë të jetës duke jetuar me ta. Andaj, ndihma dhe mbështetja ndaj tyre duhet të jetë e përditshme./KultPlus.com

Të ngjajshme