Sot të gjitha gratë dhe vajzat do të lirohen nga pagesa e trafikut urban

29 Tetor, 2022 - 9:00 am

Për nder të “Prishtina Rozë”, sot më datën 29.10.2022 lirohen nga pagesa e biletës të gjitha gratë dhe vajzat në transportin publik të N.P.K “Trafiku Urban” SH.A, përcjell KultPlus.

Lajmi është bërë i ditur nga ‘Trafiku Urban Prishtinë’ përmes një postimi në Facebook.

“Të festojmë për të mbijetuarat dhe në të njejtën kohë të inkurajojmë të gjitha që të ndërmerren veprime për vetëdijësimin dhe parandalimin e kancerit të gjjirit!”, thuhet mes tjerash në njoftim./ KultPlus.com

Të ngjajshme