Sotiraq Gusho, artisti shqiptar me ekspozitë në ShBA

3 Nëntor, 2019 - 11:25 pm

Sotriqa Gusho, është artisti shqiptar i cili ka arritur të hap ekspozitë me punime në pirografi, shkruan KultPlus.com


“Sotiraq Gusho është artisti shqiptar, i cili pas dy vitesh qëndrimi në SHBA, hap një ekspozitë me punime në pirografi. Artisti shprehet se nuk e kishte menduar ndonjëherë se do të ndodhte, por si duket pamundësia për t’u shprehur me fjalë për shkak të vështirësisë së gjuhës, u konvertua në imazhe, – përfundon ai”, thuhet në postimin e Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës.

“Gjatë jetës së tij artistike, për më shumë se 40 vjet ai ka përjetuar emocionet e daljeve në skenë si aktor dhe regjisor, duke u ballafaquar drejtpërdrejt me publikun, ndërsa këtë herë, e pret reagimin e publikut, nga një tjetër pozicion”, thuhej tutje në postimin e tyre.

Të ngjajshme