Spanja fiton Kupën e Botës për femra për herë të parë, duke mposhtur me meritë Anglinë

20 Gusht, 2023 - 6:18 pm

Spanja arriti kulmin në Sydney të dielën, duke mposhtur Anglinë 1-0 për të fituar Kupën e Botës për femra për herë të parë, përcjell KultPlus.

Fakti që Spanja kishte kaluar në finale, duke pasur parasysh vitin e trazuar që kishte përjetuar kombëtarja, ishte e jashtëzakonshme.

“La Roja” triumfoi përkundër se Anglia është kampioni në fuqi i Evropës dhe ishte favoritit para ndeshjes, pavarësisht mosmarrëveshjeve dhe ndarjeve që kanë turbulluar kombëtaren spanjolle gjatë gjithë turneut, e bën këtë arritje të jashtëzakonshme.

Goditja e mrekullueshme e Olga Carmona në minutën e 29-të doli të ishte fituese, përkundër faktit që këta të fundit e humbën edhe një penallti në pjesën e dytë, në fund triumfuan duke u shpallur kampion.

Të ngjajshme