Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor prezanton edicionin e gjashtë të Shkollës Verore si Shkollë

31 Korrik, 2021 - 7:00 pm

Programi mbahet nga 2 – 15 gusht 2021, përcjellë KultPlus.

Shkolla Verore si Shkollë 21 është dizajnuar si një program hibrid, që përfshinë praninë fizike të përmbajtjes dhe pjesëmarrësve dhe pani virtuale të përmbajtjes dhe pjesëmarrësve.

Programi do të zhvillohet rreth kurseve të mbyllura, programit publik me ligjerata, konferenca, performanca, programit të filmit shkollor, DJ sesione dhe ekspozita me artistë, shkrimtarë dhe studiues, duke përfshirë: Scott Anthony, Julieta Aranda, Isuf Berisha, Sezgin Boynik, Boris Buden, Keti Chukhrov, Goran Đorđević, Övül Ö. Durmusoglu, Freya Edmondes, Charles Esche, Patricia Falguières, Minna L. Henriksson, David Horvitz, Jeff Hou, Achim-Borchard Hume, Ishbel Tunnadine, Vatra Abrashi, Leutrim Fishekxhiu, Florina Jerliu, Urška Jurman, Sami Khatib, Esther Leslie, Suzana Milevska, Nebojsa Milikić, Miran Mohar, Jovanka Popova, Bernhard Rüdiger, Merita Selimi, Hito Steyerl, Branimir Stojanović, Ivana Vaseva, Anton Vidokle, Natalija Vujošević, Farah Wardani, Joanna Warsza, ndër të tjerë. 

Programi Publik i organizuar gjatë Shkollës Verore si Shkollë 2021 shërben si një platformë e përbashkët për trupin akademik, pjesëmarrësit dhe publikun.

Orari i Programit Publik të Shkollës Verore si Shkollë 2021:

E hënë, 2 gusht 2021
20:00 Hyrje (Klubi i Boksit – KB)
20:20 Prezantim nga Suzana Milevska (KB)
21:30 Prezentim dhe performancë nga Freya Edmondes (KB)

E martë, 3 gusht 2021
19:00 Prezantim nga Hito Steyerl (KB)
20:00 Prezantim nga Esther Leslie (KB)

E mërkurë, 4 gusht 2021
19:00 Prezantim nga Scott Anthony (KB)
20:00 Programi i Filmit Shkollor 1 (KB)

E enjte, 5 gusht 2021
19:00 Prezantim nga Goran Đorđević (KB)
20:00 Prezantim nga Miran Mohar (KB)

E premte, 6 gusht 2021
19:00 Prezantim nga Bernhard Rüdiger (KB)
20:00 Prezantim nga Nebojsha Milikić (KB)

E shtunë, 7 gusht 2021
18:00 Shkolla Verore si Shkolla 2021 Konferenca 1

E hënë, 9 gusht 2021
19:30 Prezantim nga Ishbel Tunnadine (KB)
20:00 Programi i Filmit Shkollor 2 (KB)

E martë, 10 gusht 2021
19:00 Prezantim nga Minna L. Henriksson (KB)
20:00 Prezantim nga Vatra Abrashi, Leutrim Fishekxhiu, Joanna Warsza dhe Övül. Durmusoglu (KB)

E mërkurë, 11 gusht 2021
19:00 Prezantim nga Julieta Aranda (KB)
20:00 Prezantimi nga David Horvitz (KB)
21:30 DJ Set nga Julieta Aranda (SCCA Garden)

E enjte, 12 gusht 2021
19:00 Prezantim nga Jeff Hou (KB)
20:00 Prezantim nga Urška Jurman (KB)

E premte, 13 gusht 2021
19:00 Prezantim nga Branimir Stojanović (KB)
20:00 Prezantim nga Isuf Berisha (KB)

E shtunë, 14 gusht 2021
18:00 Shkolla Verore si Shkolla 2021 Konferenca 2 (KB)
21:00 DJ Set nga Ekipi (SCCA Garden)

EKSPOZITAT

DO IT and DO IT (HOME) 
Kuruar nga Hans Ulrich Obrist

PUBLISHING AGAINST THE GRAIN
Organizuar nga Curators Independent International (ICI)
Vendi: Klubi i Boksit, Rr. Mark Isaku nr.8, Prishtinë 10000, Kosovë

MUZEU I ARTIT AMERIKAN NË PRISHTINË
Vendi: Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, Rr. Henrik Bariç Nr.23, Prishtinë 10000, Kosovë

Për shkak të pandemisë COVID-19, publiku i gjerë që nuk është pjesë në kurset e mbyllura që zhvillohen gjatë Shkollës Verore si Shkollë mund ta rezervojnë pjesëmarrjen e tyre në ngjarjet e programit publik duke dërguar një email në [email protected]

Shkolla Verore si Shkollë organizohet nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë.

Institucionet kryesore partnere të Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë për Shkolla Verore si Shkolla 2021 janë École nationale supérieure des beaux-arts de Lyon, grupi IRWIN, Lublanë, Qendra Kulturore Rex / Fund b92, Beograd, Press to Exit Project Space, Shkup, Qendra për Art Bashkëkohor ZETA, Tiranë, Instituti për Art Bashkëkohor, Podgoricë, Shoqata Sonemus, Sarajevë, International Curators International – ICI, New York.

Shkolla Verore si Shkollë 2021 është mbështetur nga The Trust for Mutual Understating, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës, Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung në Kosovë, Ambasada e Republikës së Sllovenisë në Prishtinë, Galeria Kombëtare e Kosovës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës Pjetër Bogdani, Pallati i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve “Boro dhe Ramizi”, Fakulteti i Arteve i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Galeria e Fakultetit të Arteve, Rrjeti i Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës – RRIPAK, X -Print dhe DZG. / KultPlus.com

Të ngjajshme