Stevie Nicks anulon të gjitha koncertet e vitit 2021 për shkak të përhapjes së koronavirusit

11 Gusht, 2021 - 4:00 pm

Ndërsa ajo kishte vetëm pesë koncerte për vitin 2021, Stevie Nicks ka vendosur t’i anulojë të gjitha, njoftoi këngëtarja të martën.

“Këto janë kohë sfiduese me vendime sfiduese që duhet të merren,” tha Nicks në një deklaratë, trasmeton KultPlus.

“Unë dua që të gjithë të jenë të sigurt dhe të shëndetshëm dhe rastet në rritje të Covid duhet të jenë shqetësuese për të gjithë ne. Edhe pse jam e vaksinuar, unë jam akoma jashtëzakonisht e kujdesshme dhe për këtë arsye kam vendosur të anashkaloj 5 koncertet që kisha planifikuar për vitin 2021.

“Meqenëse të kënduarit dhe interpretimi kanë qenë pjesë e gjithë jetës sime, qëllimi im kryesor është të mbaj shëndetin në mënyrë që të mund të vazhdoj të këndoj për dekadën e ardhshme ose më gjatë,” përfundon ajo.

 “Unë jam e shkatërruar dhe e di që fansat janë të zhgënjyer, por ne do të shikojmë drejt një 2022-te më të ndritur.”./KultPlus.com

Të ngjajshme