Studentë dhe pedagogë bëjnë homazhe në bustin e Frederic Francois Chopin

1 Mars, 2024 - 10:32 pm

Në këtë fillim marsi festohet ditëlindja e 214 e kompozitorit polak dhe pianistit virtuoz Frédéric François Chopin.

Në kuadër të ditëve Shopeniane në Tiranë, janë zhvilluar homazhe në bustin e kompozitorit, nga antarë të shoqatës Shopen, pedagogë dhe studentë.

Krijimtaria e kompozitorit të madh ka pasur një ndikim kolosal në kulturën botërore dhe akoma më të madh në kulturën polake. Shopeni ka shkruar poezi pa fjalë. Në muzikën e Shopenit ka një befasi të bukur, që nuk mund të të lejojë të jesh indiferent. Emri i Shopenit, i ka folur të gjitha brezave.

Sot tradita e Shopenit përfaqësohet jo vetëm nga një varg institucionesh të respektuar, autoritetesh muzikore dhe shkencore, por edhe mbetet  përherë fushë e gjallë frymëzimi. Ai ka ruajtur famë botërore si një muzikant kryesor i epokës së tij, i cili “gjeniu poetik i të cilit bazohej në një teknikë profesionale që nuk ishte e barabartë në brezin e tij” /Top Channel /KultPlus.com

Të ngjajshme