Studentët e Kolegjit Universum dhuruan kuti me dhurata për fëmijët në SOS fshatin

23 Dhjetor, 2020 - 6:35 pm

Studentët e Kolegjit Universum nga Dept. Dizajnit u mirëpritën sot nga znj. Ora Bytyçi, drejtoreshë e programit në fshatin SOS për të dorëzuar kuti me dhurata. Studentët realizuan disa aksesorë, kartolina dhe dhurata të tjera të gjitha të punuara me dorë.

Kjo nismë ishte në kuadër të lëndës Projekt në Bashkëpunim me Prof. Nevila Muka, por studentët në vazhdimësi marrin iniciativa të tilla.

Kolegji Universum edhe këtë vit po organizon aktivitete te shumta në kuadër të “Winter Fest” si Brezovica Trip, Universum Table ku studentët dhe stafi i tregojnë aftësitë e tyre në kuzhinë, e poashtu Kampanja “Dhuro edhe ti” përmes të cilës inkurajohen studentët dhe stafi të përgatisin kuti me ushqime dhe veshmbathje që ti ndihmojnë sado pak familjet në nevojë.

Për informata shtesë kontakto Kolegjin Universum në [email protected], ndiqni faqen në facebook & instagram apo telefononi në +383 44 144 062.  

(Shkrim i sponsorizuar nga Kolegji Universum)

Të ngjajshme