Studentët e Kolegjit Universum po punësohen që nga viti i parë

23 Gusht, 2022 - 1:59 pm

Në kuadër të projektit të përbashkët në mes të Kolegjit Universum dhe kompanisë Incodeks, studentet e Kolegjit Universum nga Departamenti Shkenca Kompjuterike po angazhohen në projekte reale qysh nga viti i parë dhe po arrijnë të punësohen ende pa i përfunduar studimet.

Erleta Dërguti, studente ne vitin e dytë në Departamentin Shkenca Kompjuterike në Kolegjin Universum, ende pa i përfunduar studimet ka arrit të punësohet në kompaninë partnere të Kolegjit Universum “Incodeks”.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi në mes të Kolegjit Universum dhe kompanisë Incodeks është që studentët të mësojnë më shumë mbi natyren e punës në kompanitë e teknologjisë në Kosovë, të ndërlidhin teorinë dhe përvojën profesionale gjatë studimeve, gjë që po iu mundëson kyçjen më të lehtë në tregun e punës.

Incodeks është kompani e cila vepron në qytetin e Ferizajt dhe ofron shërbime të teknologjisë informative me fokus në inteligjencë artificiale. Incodeks eksluzivisht punon për klientë ndërkombëtar dhe ka një prespektive të mirë të rritjes së numrit të klientëve.

Kolegji Universum është kolegji më inovativ në Kosovë, i renditur në Top 1000 shkollat më të mira të biznesit në botë nga Agjencia Eduniversal. Institucion lider i ndërkombëtarizimit, i vetmi institucion nga Kosova që ka arritur numrin më të madh të marrëveshjeve të financuara nga Komisioni Evropian. Mëso më shumë www.universum-ks.org

Përveq programit Shkenca Kompjuterike, Kolegji Universum e ofron edhe Programin Siguri Kibernetike. Programi ky i cili ofron module konkrete që përgatisë profesionistë të marrin përsipër rolet e udhëheqjes së sigurisë kibernetike dhe të sigurimit të informacionit në koorporata, agjenci dhe organizata, duke parandaluar, zbuluar, reaguar dhe rikuperuar nga sulmet kibernetike.

Bëhu si Erleta, fillo studimet në Kolegjin Universum dhe punësohu ende pa diplomuar. Edhe pak vende te lira kanë mbetur https://www.universum-ks.org/sq/apliko/

Për më shumë informata rreth projekteve dhe aktiviteteve që angazhohen studentët në Kolegjin Universum, na ndiqni në facebook & instagram, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062. /KultPlus.com

Të ngjajshme