Studentët nga Polonia përfunduan me sukses semestrin në Kolegjin Universum

14 Korrik, 2020 - 11:26 am

Studentët nga University of Applied Sciences in Nysa nga Polonia – Kamelia Herbaciana, Urszula Wojtas dhe Dawid Michalak përfunduan me sukses semestrin pranveror në Kolegjin Universum. 

Urszula, Kamelia dhe Dawidi kanë përfituar bursë për shkëmbim semestral në Kolegjin Universum nga Universiteti i Nysa në Poloni. Deri tani 20 studentë ndërkombëtar nga Universitetet më prestigjoze në Evropë kanë përfituar shkëmbim semestral në Kolegjin Universum. 

Kolegji Universum mbetet lider i mundësive reale ndërkombëtare për studentë dhe staff për shkëmbim semestral. Deri tani, Kolegji Universum ka nënshkruar marrëveshje me 121 universitete prestigjoze në 26 shtete të Evropës dhe Turqi. Mëso më shumë https://www.universum-ks.org/bursa-nderkombetare/

Deri tani 257 studentë të Kolegjit Universum dhe 105 staf akademik dhe administrativ kanë përfituar nga kjo mundësi. Të gjithë studentët përfitojnë shkollim falas, kompenzim mujor 850 euro dhe 275 euro kompenzim për shpenzime të transportit. 

Me numrin më të madh të bursave ndërkombëtare Erasmus+ në rajon, me vlerësimin më të lartë në procesin e akreditimit dhe i vetmi nga Kosova i ranguar në Top 1000 shkollat më të mira të biznesit në botë nga agjencia prestigjioze Eduniversal.

Për informata shtesë kontakto Kolegjin Universum në [email protected], ndiqni faqen në facebook & instagram apo telefononi në +383 44 144 062.   

(Shkrim i sponsorisuar nga Kolegji Universum)

Të ngjajshme