Studentët po praktikojnë programimin në projekte reale nga Kompani vendore dhe ndërkombëtare

6 Dhjetor, 2019 - 10:37 am

Në mesin e aktiviteteve të shumta që organizohen gjatë gjithë vitit në Kolegjin Universum. Në kalendarin e aktiviteteve u shënua edhe një event, në kampusin inovativ të Kolegjit Universum në Lipjan u organizua “Coding Day” që ka për qëllim tu mësojë studentëve artin e programimit duke u marrë me probleme reale të programimit.

Kompani Reale të cilat ofrojnë shërbime për zhvillim softuerikë, rrjeta etj., po paraqiten para studentëve me probleme reale që i hasin në projektet e tyre aktuale. Studentët përmes rasteve të studimit dhe me ndihmën e tutorëve po tentojnë të gjejnë zgjidhje për problemet e paraqitura nga kompania përkatëse.

Kompania e cila e filloj “Coding Day” në Kampusin e Lipjanit është kompania zvicerane Vision Agency. Javen e ardhshme “Coding Day” do të organizohet në Kampusin e Gjakovës dhe të Ferizajit, ku përveq Vision Agency do të jetë pjesëmarrëse edhe kompania JointDots.

Studentët e Dept. Shkenca Kompjuterike në Kolegjin Universum angazhohen në projekte reale që nga viti i parë i studimeve. Ata po sigurojnë punësim që nga mosha 18 vjeçare, duke punuar për tregun global në pozita si Programer, IT, Data Security, Digital Marketing, Project Management, Content Writing etj. Gjithmonë me mbështetje dhe mentorim të profesorëve.  

A dëshironi edhe ju të angazhoheni në projekte reale që nga viti i parë, TRANSFERO STUDIMET në Kolegjin Universum. Apliko këtu https://bit.ly/2HuMame

Kolegji Universum është kolegji më inovativ në Kosovë, i renditur në Top 1000 shkollat më të mira të biznesit në botë nga Agjencia Eduniversal. Institucion lider i ndërkombëtarizimit, i vetmi institucion nga Kosova që ka arritur numrin më të madhë të marrëveshjeve të financuara nga Komisioni Evropian. 

Për më shumë informata kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram/KultPlus.com

Të ngjajshme