Studentja kosovare përfitoi bursë të plotë për studime në Lituani

11 Qershor, 2020 - 2:36 pm

Bashkëpunimet ndërkombëtare të Kolegjit Universum mundësojnë vazhdimin e studimeve në universitetet më prestigjoze në Evropë. Vesa Demelezi, studente e Kolegjit Universum në Kampusin e Ferizajit ka fituar bursë për shkëmbim semestral në Mykolas Romeris University në Lituani. 

Vesa po studion Gjuhë Angleze në Kolegjin Universum dhe është një nga 247 studentët e Kolegjit Universum që kanë përfituar bursë ndërkombëtare për shkëmbim semestral në 26 shtete tē BE-së dhe Turqi.

Secili studentë i Kolegjit Universum gjatë shkëmbimit semestral përfiton shkollim falas, 900 euro kompenzim mujor dhe 375 euro kompenzim për shpenzime të transportit.  

Përfito edhe ti bursë për studime në njërin nga 114 universitetet partnere të Kolegjit Universum. Deri tani 247 studentë të Kolegjit Universum kanë përfituar shkëmbim semestral në 26 shtete të BE-së. Shiko listen e studentëve përfitues https://www.universum-ks.org/en/erasmus-students/
Kolegji Universum, mbetet lider për mundësitë ndërkombëtarë për studentët!  

Për informata shtesë kontakto Kolegjin Universum në [email protected], ndiqni faqen në facebook & instagram apo telefononi në +383 44 144 062.  

(Shkrim i sponsorisuar nga Universum)

Të ngjajshme