займ на карту онлайн потребительский кредит

Studentja nga Ferizaji përfituese e bursës së plotë për studime në Universitetin e Bradfordit në Angli

Dhjetor 2, 2019 - 5:02 pm

Vesa Demelezi, studente e Kolegjit Universum në Kampusin e Ferizajit sapo ka nënshkruar aneks kontratën për shkëmbim semestral në Universitetin e Brafordit në Angli. Universiteti i Bradford është universitet publik në Angli i cili daton që nga fillimi i shekullit të 19-të. 

Vesa po studion Gjuhë Angleze në Kolegjin Universum dhe është një nga 122 studentët e Kolegjit Universum që kanë përfituar bursë ndërkombëtare për shkëmbim semestral në 22 shtete tē BE-së.

Secili studentë i Kolegjit Universum gjatë shkëmbimit semestral përfiton shkollim falas, 900 euro kompenzim mujor dhe 375 euro kompenzim për shpenzime të transportit.  

Përfito edhe ti bursë për studime në njërin nga 78 universitetet partnere të Kolegjit Universum. Deri tani 122 studentë të Kolegjit Universum kanë përfituar shkëmbim semestral në 22 shtete të BE-së. Shiko listen e studentëve përfitues https://www.universum-ks.org/en/erasmus-students/
Kolegji Universum, mbetet lider për mundësitë ndërkombëtarë për studentët!  

Për informata shtesë kontakto Kolegjin Universum në info@universum-ks.org, ndiqni faqen në facebook & instagram apo telefononi në +383 44 144 062. 

(Shkrim i sponsorizuar nga Kolegji Universum)

Të ngjajshme