займ на карту онлайн потребительский кредит

Studentja shqiptare në Kananda, shpallet fituese e Çmimit Kombëtar të Ekselencës për të diplomuarit e 2020

22 Maj, 2020 - 5:11 pm

Studentja shqiptare, Qëndresa Sahiti është një ndër 10 fitueset e Çmimit Kombëtar të Ekselencës për të diplomuarit e vitit 2020 në Kanada.

Përmes një postimi në rrjetet sociale bëhet e ditur se ajo është e sapo diplomuar me titull nderi nga dega e shkencave neurologjike, nga Dalhousie University, Kanada.  Qëndresa sapo është çertifikuar dhe në “Udhëheqje Shkencore dhe Komunikim”.

Postimi i Qëndreses ne Facebook.

Sahiti është vlerësuar si një rast suksesi nga Shoqata për Arsimin e Lartë, si brezi i parë në Kanada. Ajo dhe familja e saj ishin fillimisht refugjatë në Australi, ndërsa me t’u kthyer në Kosovë, ata emigruan për në Kanada. Qendresa u rrit me vlerat e rëndësisë së komunitetit.

Ajo kontribuon në forcimin e lidhjeve në komunitetin e saj duke shërbyer si mentore dhe vullnetare në organizatat e shëndetësisë dhe avokatisë. /KultPlus.com

Të ngjajshme