Studimi: Nëse aplikohet doza e tretë e vaksinës, shumë persona nuk do të kenë nevojë për një të katërt

22 Shkurt, 2022 - 7:34 pm

Koronavirusi vijon që të jetë një ndër çështjet më të shumëpërfolura dhe që ka mbërthyer botën anembanë prej dy vitesh.

Nga studimet e fundit rezulton se të dhënat e fundit në lidhje me efektshmerinë e dozës përforcuese të vaksinës së koronavirusit, e cila, sipas shkencëtarëve, mund të jetë e mjaftueshme sa për muaj dhe vite me radhë të mos aplikohet doza e katërt.

Mediat e huaja në kuadër të të dhënave bën me dije se mutacioni Omicron ka aftësinë t’i shpëtojë antitrupave neutralizues të ofruar nga dy dozat e vaksinës. Por doza përforcuese e vaksinës mRNA e shtyn sistemin imunitar të prodhojë një gamë më të gjerë antitrupash, nga të cilat do të ishte e vështirë të shpëtonte çdo variant i ri, sipas studimit të fundit, i cili ende nuk është testuar në mënyrë të pavarur.

“Me gjithë mbrojtjen e reduktuar kundër infeksionit, pacientët që morën 3 doza të vaksinës mRNA ishin kryesisht të mbrojtur nga pasojat më të rënda të infeksionit, ” kanë thënë studiuesit.

Drejtor i Institutit të Imunologjisë në Universitetin e Pensilvanisë, John Warrey ka theksuar se me rritjen e dozave të vaksinimit kishim dhe një infeksion më të ulët tek qytetarët.

Një dozë e katërt mund të jetë e nevojshme për njerëzit mbi 65 vjeç ose në grupe të tjera, si për shembull personat me imunitet të dobët, por për popullatën e përgjithshme duket e panevojshme.

Çfarë roli luajnë qelizat T dhe B?

Njëra anë e imunitetit janë antitrupat. Megjithatë, qelizat T dhe B të të ashtuquajturit imunitet qelizor luajnë një rol të rëndësishëm, pasi ato njohin më shumë pika të proteinës virale të virusit sesa antitrupat. Por ato janë të vështira për t’u matur.

Në rastin e koronavirusit SARS, si rezultat i së cilës rreth 800 njerëz vdiqën në epideminë që shpërtheu në Azi në vitin 2003, qelizat T që njohin virusin mbijetojnë për të paktën 17 vjet, tregoi një studim i publikuar në vitin 2020 në Nature.

Bazuar në të dhënat shkencore, qelizat T të prodhuara pas vaksinimit (me vaksinat Pfizer, Moderna, Johnson & Jonhnson ose Novavax) ruajnë 80% të efikasitetit të tyre kundër mutacionit Omicron . Duke pasur parasysh mutacionet e shumta që mbart Omicron, ka të ngjarë që qelizat T të mbeten efektive në variantet e ardhshme.

Roli i qelizave B

Studime të tjera fokusohen në rolin e qelizave B, të cilat “kujtojnë” virusin dhe mund të prodhojnë antitrupa të rinj brenda pesë ditëve nga riekspozimi.

Efekti i kombinuar mbrojtës i qelizave T dhe B mund të shpjegojë pse njerëzit e infektuar me Covid-19 pavarësisht se marrin një dozë përforcuese kanë më pak gjasa të sëmuren rëndë. Sipas këtyre të dhënave shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se për shumicën e personave të vaksinuar imuniteti ruhet për një kohë të gjatë dhe është në gjendje të përballojë variantet e reja. /abcnews.al/ KultPlus.com

Të ngjajshme