Sulm gjatë festës për pavarësinë e Amerikës, të paktën pesë të vdekur

4 Korrik, 2022 - 10:15 pm

Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe 16 të lënduar në “Highland Park” të Illinois, ku po mbaheshin ceremoni festive për festën e pavarësisë së SHBA-ve, si rezultat i një sulmi me armë.

Siç raporton CNN, 16 të lënduarit janë transportuar drejt spitalit, ndërkohë që policia është ende në kërkim të të dyshuarit që ka shtënë mbi qytetarët që festonin.

Raportohet se në vendngjarje tashmë kanë dalë edhe zyrtarë të CIA-s.

Ngjarja në park është anuluar vetëm 10 minuta pasi që kishte filluar, ku janë dëgjuar një sërë të shtënash armësh, raporton BBC.

Një dëshmitar ka thënë se ka dëgjuar rreth 20-25 të shtëna.

“Nuk ka mundur të jetë vetëm një armë”, ka thënë ai.

Zyrtarët e qeverisë lokale kanë lutur qytetarët që të largohen sa më shpejt nga vendi i ngjarjes./ KultPlus.com

Të ngjajshme