Sulmohet dhe kërcënohet me vrasje gazetari i RTK-së

1 Mars, 2020 - 11:20 pm

Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës, Altin Ahmeti është rrahur nga disa persona sot në një lokal të Prishtinës.

Ende nuk dihen rrethanat se pse ka ndodhur një sulm i tillë, por dihet se Ahmeti ishte sulmuar dhe kërcënuar me vrasje nga pesë persona, shkruan sinjali.

“5 vetë më sulmuan dhe dolën duke më kërcënuar se do të më vrasin. E ftova policinë dhe prokurorinë, nuk i di arsyet e sulmit”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjajshme