Sulmohet shkrimtari Salman Rushdie teksa po mbante fjalim në Nju Jork

12 Gusht, 2022 - 5:32 pm

Novelisti i famshëm Salman Rushdie raportohet se është sulmuar me thikë teksa po mbante një fjalim përpara audiencës në Nju Jork.

Rushdie po fliste në një event nnë Institucionin Chautaqua në Nju Jork kur një person i paidentifikuar u ngjit në skenë dhe e qëlloi me thikë.

Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet kaotike kur njerëzit i shkuan në ndihmë shkrimtarit i cili prej vitesh ka qenë shënjestër e kërcënimeve me vdekje nga ekstremistët, kryesisht për shkak të librit të tij “Vargjet Satanike”./ KultPlus.com

Të ngjajshme