Super-komedia Free Guy arrin në Cineplexx me eventin Comedy Night, ku do të ketë shumë shpërblime

9 Gusht, 2021 - 1:35 pm

Një nga komeditë më të mira të verës, Free Guy, arrin më 12 gusht në Cineplexx, me eventin Comedy Night ku do të ketë shumë shpërblime.

Për premierën e komedisë Free Guy më 12 gusht, Cineplexx organizon eventin “Comedy Night” në të dy kinematë, në Prishtinë dhe Prizren, me super-shpërblime! Biletat për këtë event tashmë kanë dalë në shitje, dhe ato mund ti bleni çdo ditë në të dy kinematë ose online përmes aplikacionit Cineplexx KS.

Përveç premierës botërore të këtij filmi, gjatë eventit Comedy Night i cili fillon prej orës 19:00, do të ketë super-shpërblime nga brende të ndryshme në të dy kinematë. Në Prishtinë, do të dhurohen:

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Gjirafa50
3x Gift Cards nga Virtuality KS
Një orë dhe një aksesorë nga Emo
3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Tudors
3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Lifestyle
3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Derimond
3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga A&M Clothes

Ndërsa, në kinemanë në Prizren do të ketë shpërblime si:

10x Gift Cards nga Super7 VR
3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Tudors
3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Lifestyle
3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga A&M Clothes

Filmi flet për një tregtar bankash i cili zbulon se ai në të vërtetë është një personazh i pakontrolluar nga askush, brenda një video loje brutale. Në regji të këtij filmi vjen Shawn Levy, ndërsa në rolet kryesore janë Ryan Reynolds, Jodie Comer, Taika Waititi, Joe Keery, etj

Biletat për këtë film mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx, ose edhe online përmes aplikacionit Cineplexx KS. Më shumë informata rreth filmit mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx.

Të ngjajshme