займ на карту онлайн потребительский кредит

Syzana Aliu, një nga 21 gratë e titullit “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”

29 Nëntor, 2019 - 6:30 pm

KultPlus deri më 12 dhjetor kur edhe është Mbrëmja Gala e çmimeve “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, do të prezantojë çdo ditë nga një grua që do të merr këtë titull në Tiranë.

Syzana Aliu është një ndër 21 zonjat që do të merr titullin Zonja që bën Shqiptarinë nga Albanian Excellence, shkruan KultPlus.

KultPlus, deri më  12 dhjetor do të prezantojë çdo ditë nga një portret zonje, që do të marrin këto çmime në Gala Mbrëmjen në Tiranë, në Hotel Mak Albanian Hotel. 

Syzanë Aliu

Ndërmarrëse, pronare e kompanisë “Magic Ice”

Syzana ka dëshirë të udhëheqë, të jetë e pavarur dhe të krijojë gjëra të reja. Ndërmarrësia i mundëson të bëj të tri këto gjëra. Posa u diplomua, punoi në profesionin e saj si avokate. Për të ndihmuar komunitetin, Syzana punoi si profesoreshë në lëndën “Bazat e së drejtës”. Në mënyrë që të arrinte potencialin e lartë dhe të krijonte diçka të re, që të punësonte dhe fuqizonte njerëzit, vendosi të kalojë në botën e biznesit. Kështu hapi “Magic Ice”, fabrikën e prodhimit të produkteve të qumështit, akulloreve dhe djathërave…

Ishte një prej grave të para pronare dhe drejtoreshë e një kompanie kaq të madhe në shtetin e ri e në zhvillim Kosovën. Ajo u bë inspirim për gratë e tjera në rajon, duke qenë udhëheqëse dhe duke punësuar sa gra aq edhe burra në kompaninë e  saj me paqe të barabartë. Në të njëjtën kohë një nënë e devotshme. Ajo rriti 4 fëmijë së bashku me bashkëshortin  dhe partnerin Lulëzimin,  me të cilin  ndan jetën dhe kompaninë. Për të cituar

Znj.Aliu me rastin e saj duket se ka ndryshuar pak thënien  e mirënjohur duke plotësuar “mbrapa çdo gruaje te suksesshme, ndodhet një burrë i suksesshëm”.

Pra, që të  jesh  e suksesshme në biznes nevojitet një familje në harmoni e cila  mbështet, motivon dhe fuqizon njëri-tjetrin./KultPlus.com

Të ngjajshme