Takim Frymëzues me Shkrimtarin dhe Historianin Jusuf Buxhovi në Bibliotekën “Mitrush Kuteli”

13 Qershor, 2025 - 5:46 pm

Në ambientet e ngrohta të Bibliotekës Publike “Mitrush Kuteli” në Pogradec, u zhvillua një takim i veçantë me shkrimtarin dhe historianin e njohur shqiptar, Jusuf Buxhovi. Aktiviteti u organizua nga Qendra Multifunksionale Pogradec dhe mblodhi dashamirës të librit, studentë dhe qytetarë të interesuar për historinë dhe letërsinë shqiptare.

Takimi solli në qendër rolin e shkrimtarit dhe historianit në ruajtjen e kujtesës kolektive dhe forcimin e identitetit kulturor. Z. Buxhovi ndau me pjesëmarrësit reflektime mbi rëndësinë e leximit dhe të dokumentimit historik, si dhe rrëfime të bazuara në kërkime arkivore dhe përvojën e tij të gjatë krijuese.

Gjatë bashkëbisedimit u lexuan edhe pjesë nga veprat e tij, duke krijuar një atmosferë të pasur dialogu dhe frymëzimi për të pranishmit. Ky aktivitet vlerësohet si një kontribut domethënës për promovimin e dijes dhe nxitjen e leximit në komunitet./KultPlus.com

Të ngjajshme