Takim me fotoreporterët e luftës

9 Qershor, 2025 - 10:08 pm

Visar Kryeziu, Vjosa Sadriu Hamiti e Ridvan Slivova janë një ndër fotoreporterët e kohës së luftës, që nëpërmjet punës së tyre edhe është dokumentuar një pjesë e viteve të vështira të popullit shqiptar. 

Që të tre do të tregojnë për përjetimet e tyre përgjatë asaj periudhe, për ngjarjet që i kanë lënduar më së shumti, për rëndësinë e lajmeve në atë kohë… 

Kjo ngjarje do të mbahet në kuadër të shënimit të 26-të vjetorit të Çlirimit të Kosovës, dhe mbështetet nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport. 

Takimi me fotoreporterët e luftës do të mbahet më 11 qershor, prej orës 19:00 në KultPlus Caffe Gallery. Hyrja është e lirë./ KultPlus.com 

Të ngjajshme