займ на карту онлайн потребительский кредит

‘Tana Production’ hap konkurs për tekste dramatike

23 Korrik, 2019 - 6:16 pm

Organizata për kulturë “Tana Production”, në kuadër të aktiviteteve të veta, ka shpallur konkurs publik për tekste dramatike. Konkursi do të jetë i hapur nga sot e deri më 03. 08. 2019. Tekstet e përzgjedhura nga juria profesionale do të lexohen në mënyrë skenike nga aktorët e mirënjohur shqiptarë.

Leximet skenike do të zhvillohen në kuadër të festivalit të kulturës dhe traditës shqiptare “Etnofest”, që do të fillojë më datën 20 gusht 2019 në fshatin Kukaj.

“Tana Production” inkurajon dramaturgët e rinj që të marrin pjesë në këtë konkurs publik që, përpos leximit skenik, synon edhe promovimin e teksteve dramatike.

Tekstet dramatike mund të dërgohen në këtë adresë elektronike: [email protected]

Të ngjajshme