Të rinjtë promovojnë biodiversitetin në Alpet shqiptare

25 Maj, 2024 - 3:15 pm

Ekspedita me të rinjët në muzeumin natyror ‘’Lumi i Gashit’’ në zemër të Alpeve Shqiptare ishte me të vertet një mrekulli. Lumi i Gashit duke qenë nën juridiksionin e UNESCO-s zonë e Trashgimisë Natyrore Boterore po shikohet me interes të madh nga të rinjtë e Tropojës.

Arsyeja e një habitati relativisht i madh, por natyralisht shumë i pasur, shumë e bukur, ku tradicionalja është ruajtur mrekullisht në cdo cep me monomentet natyrore dhe historike poashtu me floren dhe faunën e rrallë e shumë të pasur, ndërkohe që modernja po zhvillohet me vehte, në harmoni dhe pa demtuar asgje nga tradita.

Ekspedita e zhvilluar nga të rinjte në këtë zonë përben një risi në njohjen dhe promovimin e vlerave të biodiversitetit. Deshira e madhe për të vizituar alpet ndizej duke shkuar me lart tek shikonin dhe vëzhgonin shume gjera që kanë dëgjuar dhe mësuar. Era një apasionante e madhe e natyrës shpreht që në hyrje të luginës që po i hapen mushkrite nga ajri i pastër dhe me kthjellohet mendja kur shikon gjithë ketë bimësi. Duke ecur të gjithë së bashku si asnjëherë tjeter në një hiking të udhëhequr nga profesori i Biologjise ASTRIT METALIAJ kenaqesh kur e dëgjon duke të sqaruar me maturi e komentuar për floren e faunen si një nga ekspertet më të mirë të veriut.

Ndalim i parë ishte tek Mulliri i Gradit si vlere e trashgimise ku cdo turist e terheq kurioziteti për të parë dhe gjetur informacion se sa daton kjo veper ‘’arti’’, tek shikon se aty kane mbetur vetëm një pjesë e gurve të tij. Madhështia arriti kulmin në hyrje të luginës kur shikon Kanioni shume të madh duke të sjell jo vetem një atraksion të bukur por një krenari dhe ballafaqim në tendencat sporadike për të ndryshuar atë. Ujevarat gjate gjithe kanionit, shpella e Bleteve llojshmëria e bimeve i terhoq shume të rinjtë duke mos e ndjere rrugen për në destinacionin e dyte – Ara e Ose. Një lugine e bukur,lumi i bjeshkeve të tropojës që i kalon në të djathtë të tij ka dhën mundësi që z.Halil të ndërtojë një biznes me një sherbim fantastik, me restorant me prodhime bio të prodhuara nga ferma e tij.

Të rinjte shuan kureshtjen tek u fliste embel e qartë z.Halil për kete pikë të bukur turistike, bimësine e shumtë dhe kafshet e egra të zonës. Ketu përfundoi dita e pare e ekspedites me të rinjt me iden që neser do ngjitemi me lart në zemer të Alpeve në Lumin e Gashit. Atje ku komuniteti i tropojes po pregaditet për sezonin veror dhe pritjen e turistave, atje në sylbice dhe Doberdol për të vezhguar dhe njohur me shume legjenda dhe llojshmeri./botasot/KultPlus.com

Të ngjajshme