Të studiosh Master në Gjermani, studenti kosovar me diplomë të dyfishtë gjermane

25 Shtator, 2020 - 6:02 pm

Kristofor Shala, është studenti kosovar i cili ka zgjedh të studioj Master në programin e diplomës së dyfishtë gjermane që ofrohet nga Kolegji Universum dhe Ludwigshafen University of Business and Society.

Për zgjedhjen e tij Kristofori thotë “Jo rastësisht kam vendosur që përveq studimeve bachelor edhe studimet master ti vazhdoj në Kolegjin Universum. Gjatë studimeve bachelor kam përfituar shkëmbim semestral në Ludwgishafen University of Applied Sciences në Gjermani, e po në këtë universitet po studioj sot master në kuadër të bashkëpunimit të Kolegjit Universum duke ofruar diplomë të dyfishtë gjermane”.

Me përfundimin e studimeve në këtë program, studentët pajisen me diplomë gjermane MBA në Menaxhment të Biznesit Ndërkombëtar nga Universiteti Ludwigshafen dhe me diplomë të dytë Master i Arteve në Menaxhment nga Kolegji Universum. Programi zgjatë dy vite dhe përbëhet nga dhjetë module. Viti i parë në Kolegjin Universum dhe viti i dytë në Ludwigshafen University of Business and Society. Regjistrohu për informata https://bit.ly/2ZbqOD5

Programi Master në Kolegjin Universum është i vetmi program i cili është ranguar si i 16’ti në Evropën Lindore dhe në Top 200 programet më të mira të kësaj fushe në botë nga agjencia prestigjioze franceze Eduniversal
95% e profesorëve të Programit Master të Kolegjit Universum kanë studiuar jashtë vendit, përveq tyre gjatë vitit vijnë dhe profesor vizitor për ligjërim si Prof. Dr. Svend Hollensen, autori i librit të dytë më të shitur në botë për Marketing Global, njëherit Profesor i Assocuar i Marketingut Internacional në University of Southern Denmark.

Për më shumë informata apliko ketu https://bit.ly/2ZbqOD5kontakto [email protected] apo +383 44 144 062

(Shkrim i sponsorisuar nga Kolegji Universum)

Të ngjajshme