Teatri i Ferizajt rihap dyert me “Kontrolli dhe makina e dashurisë”

9 Korrik, 2020 - 9:30 pm

Pas më shumë se katër muajve, teatri i qytetit në Ferizaj ka rihapur dyert për publikun.

Në sallën ku duartrokitjet kishin munguar për një kohë të gjatë, në një orar të pazakontë, të mërkurën mbrëma u shfaq premierë drama “Kontrolli dhe makina e dashurisë”.

Duke vënë dyshime në moralin dhe vlerat njerëzore me të cilat funksionon shoqëria e sotme, kjo shfaqje me tekst dhe regji të Besim Ugzmajlit u inskenua në teatrin “Adriana” në prani të vetëm 50 shikuesve, të cilët ishin të pajisur me masa mbrojtëse ndaj virusit Covid-19.

E panjohura dhe kalkulimi i çifteve për zhvillimin e dashurinë me anë të të mirave materiale janë ndër temat që trajton kjo shfaqje.

Në këtë shfaqje janë angazhuar dymbëdhjetë aktorë.

Drama u mirëprit nga njohësit e teatrit, që ishin prezentë në shfaqjen e premierës.

“Kontrolli dhe makina e dashurisë” është premiera e parë e këtij viti, e prezantuar nga teatri “Adriana” në Ferizaj. Koha.net / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme