Teleskopi James Webb, pamje mahnitëse që tregojnë Universin si kurrë më parë (FOTO)

25 Dhjetor, 2022 - 7:36 pm

Ishte dhurata prej 10 miliardë dollarësh për botën. Një makinë që do të na tregonte vendin tonë në Univers, përcjell KultPlus.

Teleskopi Hapësinor James Webb u lançua saktësisht një vit më parë, në ditën e Krishtlindjes. U deshën tre dekada për të planifikuar, projektuar dhe ndërtuar.

Shumë pyesnin nëse ky pasardhës i teleskopit të famshëm Hapësinor Hubble mund të përmbushte pritshmëritë.

Agjencitë hapësinore amerikane, evropiane dhe kanadeze organizuan një festë në korrik për të publikuar imazhet e para me ngjyra.

Ndërkaq, më poshtë mund të shihni disa prej fotografive të publikuara nga James Webb së fundmi. /KultPlus.com

Carina Nebula
Cartwheel Galaxy
Orion Nebula

Të ngjajshme