Televizioni anglez ITV sjell reportazhin rrëqethës për kombëtaren e Kosovës

11 Shtator, 2019 - 10:50 pm

Futbolli i Kosovës ka qenë temë diskutimi në mbarë mediat evropiane gjatë javës së fundit. Dardanët luajtën kundër Anglisë, ku edhe pse u mposhtën treguan lojë shumë të bukur dhe karakter të lartë në fushë.

Suksesi i futbollistëve ka bërë jehonë të madhe dhe ka rrëmbyer zemrat e shumë tifozëve të vendlindjes së futbollit, Anglisë.

Televizioni anglez, ITV ka bërë një reportazh emocionues për Kombëtaren e Kosovës.

Ata kanë ndërlidhur historinë e përgjakshme, ndërhyrjen e NATO-s dhe krijimin e ekipit kombëtar.

Më poshtë mund ta ndiqni reportazhin e realizuar nga ITV. /KultPlus.com

Leni debatet e kota zgjedhore dhe shikoni çfare promovimi i ka bere Kosoves televizioni anglez ITV para ndeshjes me Angline. Krejt kjo fale suksesit te Kombetares se Kosoves ne futboll dhe pa paguar asnje cent nga buxheti i shtetit. Miliona njerez ne bote e pane kete reportazh te jashtezakonshem.

Gepostet von Arlind Sadiku am Mittwoch, 11. September 2019

Të ngjajshme