“Termokos” ndriçon oxhakun me ngjyrë të kaltër, mbështet dhe inkurajon të gjithë të prekurit nga diabeti

18 Nëntor, 2022 - 11:40 pm

Në përmbyllje të aktiviteteve, që janë realizuar në kuadër të “Javës së diabetit”, “Termokos”, ka mbështetur nismën e Drejtoratit për Shëndetësi të Komunës së Prishtinës për ndriçimin e oxhakut të ndërmarrjes me ngjyrë të kaltër.

Nga kjo sëmundje në botë vuajnë më shumë se 422 milionë njerëz, ndërsa në vendin tonë konsiderohet se vuajnë 5-7% e popullatës. Numri i personave të prekur nga kjo sëmundje po rritet në vazhdimësi, ndërkohë që sipas të dhënave, gratë janë më të prekura se burrat nga kjo sëmundje kronike.

Me ngjyrën e kaltër, që simbolizon natyrën e panënshtrueshme të njeriut, NP “Termokos” mbështet dhe inkurajon të gjithë të prekurit nga diabeti, që të vazhdojnë përpjekjet për të mbrojtur shëndetin e tyre.

“Parandalo, trajto dhe lufto diabetin për të mirën e përbashkët!’, thuhet në postimin e tyre. /KultPlus.com

Të ngjajshme