Testamentet më të çuditshme të historisë

5 Nëntor, 2020 - 8:58 pm

Vdekja është diçka që na pret të gjithëve. Siç është edhe thënia, “Nuk mund ta marrësh me vete kur të vdesësh”.

Kjo është arsyeja pse shumica e njerëzve bëjnë testamentet e fundit, duke u lënë trashëgim pasurisë së tyre të afërmve të tyre. Por kjo nuk është gjithmonë kështu – disa njerëz zgjedhin t’u lënë paratë dhe sendet e tyre kafshëve shtëpiake dhe madje edhe njerëzve të panjohur.

“Bright Side” ka përgatitur një listë të testamenteve që do ju habisin, transmeton KultPlus.

Shekspiri i la gruas vetëm shtratin e tij të dytë më të mirë.

William Shakespeare i cili njihet në të gjithë botën si një nga dramaturgët më romantikë ndonjëherë, doli të mos ishte aq romantik në jetën reale. Në testamentin e tij të fundit, ai i la vetëm shtratin e dytë të preferuar ’gruas së tij të dashur, Anne Hathaëay. Shumica e pasurisë së tij shkoi tek e bija.

Testamenti i ‘darkës së të vdekurve’.

John Bowman, një zotëri i pasur nga Vermont, besonte fuqimisht në jetën pas vdekjes. Fatkeqësisht ai humbi gruan dhe dy vajzat e tij gjatë jetës së tij. Por ai ishte i bindur se pas vdekjes së tij ai do të bashkohej me familjen – diçka për të cilën të gjithë shpresojmë pasi të vdesim. Por Bowman e çoi atë një hap më tej.

Në testamentin e tij të fundit, John Bowman siguroi një fond prej 50,000 dollarësh i cili u krijua në mënyrë që të ruante rezidencën e tij me 21 dhoma për t’u siguruar që darka të shërbehej çdo natë, vetëm në rast se John dhe familja e tij shfaqeshin një ditë dhe ndiheshin të uritur. Amaneti i tij në testament u respektua deri në vitin 1950.

Testamenti më romantik ndonjëherë.

Dashuria e vërtetë nuk vdes kurrë. Kur Jack Benny, një komedian i famshëm kishte vdekur, ai u sigurua të përfshinte në testamentin e tij të fundit që e veja e tij të merrte një trëndafil çdo ditë, deri në ditën e saj të fundit.

Testamenti më i gjatë në histori.

Frederica Stilwell Cook njihet si autorja e testamentit më të gjatë në histori. Ajo vdiq në vitin 1925 dhe la një testament që përmbante 1066 faqe me 95.940 fjalë. Për hir të krahasimit, romani ikonik i Hemingëay, “Plaku dhe deti” është tetë herë më i shkurtër.

Qeni milioner.

Leona Helmsley, ishte një adhuruese e madhe e qenve. Kur vdiq në vitin 2007, ajo i la afër 12 milionë dollarë qenit të saj maltez, Trouble. Leona nuk ishte personi i parë që i la trashëgim pasurinë e saj një kafshe shtëpiake, por e saj ishte më masivja, duke e bërë Trouble një prej qenve më të pasur ndonjëherë.

Numra vërtet fatlum.

Kur Luis Carlos, një aristokrat i pasur nga Portugalia, vdiq në vitin 2007, ai ua la të gjitha paratë 70 të huajve nga Lisbona. Përfituesit u zgjodhën rastësisht nga një libër i numrave të telefonit.

Të paktën një burrë do të pendohet për vdekjen e Heinrich Heine.

Heinrich Heine, një poet nga Gjermania, e la të venë e tij Mathilde të gjitha paratë e tij nën një kusht: ajo mund t’i trashëgonte ato vetëm nëse martohej përsëri. Heinrich e shpjegoi kushtin e tij të çuditshëm duke thënë “Sepse atëherë, të paktën një burrë do të pendohet për vdekjen time”. / KultPlus.com

Të ngjajshme