‘The New York Times’ shkruan për veshjet e Lirika Matoshit, tregon edhe historinë e saj gjatë luftës në Kosovë

20 Gusht, 2020 - 5:18 pm

Vajzat e gratë shqiptare çdo ditë e më shumë po na bëjnë krenarë me punën e tyre që po then edhe kufijtë.

Së fundi, disejnatorja Lirika Matoshi, ka marrë vëmendjen e medieve më të mëdha në Amerikë, menjëherë pas VOGUE, New York Times i kushtoi një artikull Matoshit, koleksionit të saj, e sigurisht se u përmend edhe periudha e errët gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe vuajtjet që Matoshi kishte kaluar gjatë kësaj kohe, shkruan KultPlus.

“Veshja është një re e ëmbëlsirave pambuku e zbukuruar me motive të luleshtrydheve nga Lirika Matoshi, 24 vjeçare, një stiliste në New York. Me mbulesën e saj ngjyrë rozë pastel dhe me mëngë të mbushura butësisht, duket si diçka që do të veshte Marie Antoinette nëse ajo do të ishte një influencuese e kohëve moderne”, fillon artikullin kushtuar Matoshit e përditshmja The New York Times.

Teksa shqiptarja ka prodhuar dizajnin origjinal të këtyre veshjeve, New York Times shkruan se si ka klientë që kanë ngelur të zhgënjyer nga veshjet imituese që kanë blerë në Amazon ose AliExpress.

Dizajnerja, Lirika Matoshi, tha se veshja bazohet në vetë kujtimet e saj të rinisë. “Kjo ju kujton kohë më të mira”, ka thënë ajo për gazetën njujorkeze.
“Por Matoshi u rrit në Kosovë gjatë luftës, dhe fëmijëria e saj zor se ishte një gëzof apo një copë material me dizajn luleshtrydhe me erë të këndshme”, shkruan tutje NY Times.

‘Jam rritur me histori tmerri se sa dëme i bëri lufta vendit tonë, si gratë u dhunuan dhe u masakruan njerëz të pafajshëm’, tha ajo. ‘Ëndrra ime e vetme ishte që një ditë të udhëtoj dhe të përfaqësoj vendin tim dhe do t’i ndihmoj ata sa më shumë që mundem’.

Më tej, mediumi amerikan shkruan se stilistja Matoshi kishte pritur që shitjet e koleksionit të saj të binin për shkak të pandemisë; në vend të kësaj, tha ajo, shitjet janë rritur 1.000 për qind që kur koleksioni doli në shitje në janar në . ‘E gjithë jeta ime është kjo veshje’, tha ajo.

‘Është një siluetë kaq tërheqëse. Kjo e bën cilindo të duket si një zanë luleshtrydheje’, tha zonja Mayeur, e cila është një nga modelet që ka ekspozuar veshjet e Matoshit. ‘Të gjithë duken gjithmonë të lumtur kur e veshin një material të tillë’ / KultPlus.com

Të ngjajshme