‘The Times’ promovon traditat, kulinarinë e natyrën e Shqipërisë

15 Prill, 2023 - 2:00 pm

Prestigjiozja “The Times” vazhdon të promovojë Shqipërinë për publikun britanik.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot shkrimin e “The Times”, ku promovimi i Shqipërisë këtë herë vjen në një formë të veçantë, përmes një ekspedite 8-ditore me biçikletë.

“Një udhëtim nën flladin e pishave përmes një “trafiku” rosash, kuajsh, fermerësh të ngarkuar me prodhimet e tyre dhe njerëzish mikëpritës ndaj çiklizmit”, shkruan Kumbaro.

Ajo shprehet se “mes rreshtave përshkruhen traditat, pazaret, Komani e Valbona, shtëpitë e veçanta të Himarës, çatitë e gurta të Gjirokastrës, këngët e Korçës, shija e fërgesës së Tiranës dhe plot bukuri të tjera të Shqipërisë, që këtë sezon veror po përgatitet të mirëpresë jo vetëm vizitorët e bregdetit, por edhe turistët e sportit, aventurës e kulinarisë”.

Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm turistik, shkruan Paul Bloomfield për gazetën e njohur britanike ”The Times”.

Autori, i cili ka bërë një tur me biçikletë në Shqipëri, tregon përvojën e kaluar në shumë zona të vendit, të cilën e konsideron të jashtëzakonshme.

Artikulli i plotë i “The Times”./KultPlus.com

Të ngjajshme