Themeluesi i “Telegram” ua lë pasurinë prej 17 miliardë dollarësh 106 fëmijëve të tij

21 Qershor, 2025 - 11:31 am

Themeluesi i platformës më të madhe të mesazheve “Telegram”, Pavel Durov ka njoftuar se dëshiron ta ndajë pasurinë e tij të madhe – e cila vlerësohet në 17,1 miliardë dollarë – në mënyrë të barabartë midis 106 fëmijëve të tij.

Sipërmarrësi 40-vjeçar tha per gazetën franceze “Le Point” – se është babai biologjik i gjashtë fëmijëve dhe se ka dhuruar spermën e tij në mënyrë anonime për lindjen e mbi 100 fëmijëve në 12 vende të ndryshme.

Durov filloi të dhuronte për të ndihmuar një mik, por më pas zgjodhi të mos e zbulonte identitetin e tij në shumicën e rasteve.

“Dua ta bëj të qartë se për mua nuk ka dallim midis fëmijëve të ngjizur natyrshëm dhe atyre të lindur falë donacioneve të mia. Të gjithë janë fëmijët e mi dhe do të kenë të drejta të barabarta”, tha themeluesi i “Telegram”.

Durov tha që asnjë nga fëmijët e tij nuk do të jetë në gjendje të përfitojë nga trashëgimia e tij para 19 qershorit 2055.

“Dua që ata të rriten si njerëz të zakonshëm, të bëjnë rrugën e tyre, të zhvillojnë vetëbesimin, të mësojnë të krijojnë dhe të mos mbështeten te paratë”, tha Durov. /atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme