‘Threads’ është shkarkuar 30 milionë herë në vetëm pak orë

7 Korrik, 2023 - 7:10 pm

Në vetëm pak orë, 30 milionë përdorues kanë shkarkuar aplikacionin e ri Threads, të prezantuar sot nga Meta si një alternativë ndaj Twitter.

Dhe mes tyre janë edhe Oprah Winfrey, Dalai Lama, së bashku me të famshmet si Shakira, Kim Kardashian, Will Smith dhe Jennifer Lopez.

“Nëse do të hapim një profil në platformën e re do ta shpallim”, theksoi edhe zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë  Andrew Bates.

Meta, gjiganti që zotëron Facebook dhe Instagram, ka vënë në funksionim Threads, rivalin e Twitter-it.

Ky është kërcënimi më i madh për platformën në pronësi të Elon Musk.

“Le ta bëjmë. Mirë se vini në Threads!”, shkroi CEO i Meta dhe themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg në postimin e tij të parë për platformën e re.

Pesë milionë abonentë vetëm në katër orët e para pas vënies në funksion.

Vetë Zuckerberg i zbuloi të dhënat.

“Sapo kaluam pesë milionë regjistrime në katër orët e para”, shkruan kreu i Metës në llogarinë e tij zyrtare në Threads./KultPlus.com

epa10729849 A view of the opening page of the Threads app by Meta on a mobile phone in Singapore, 06 July 2023. Meta, the company behind Facebook and Instagram, said in a press release on 05 July 2023, that Mark Zuckerberg announced the initial version of ‘Threads’, an Instagram’s text-based conversation app. EPA/HOW HWEE YOUNG

Të ngjajshme