Tifozi anglez i fascinuar: Kosova vendi më i mirë në botë, hëngra tri herë dhe piva 20 birra me 30 euro

16 Nëntor, 2019 - 8:19 pm

Një tifoz me emrin Josh Pownall është duke e shijuar në maksimum udhëtimin e tij në Kosovës për të ndjekur kombëtaren e tij, Anglinë.

Përfaqësuesja e Kosovës është nikoqire e Anglisë në takimin e fundit eliminator për Euro 2020 në kuadër të Grupit A.

Si drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, ashtu edhe qytetarët po mundohen në maksimum t’iu ofrojnë mirëseardhje të ngrohtë miqve anglezë.

Përveç mirëseardhje së mirë që po e ndjejnë, anglezët kanë mbetur ta fascinuar edhe me jetesën e lirë në Kosovës.

Një tifozë anglez me emrin Josh Pownall është ai i cili ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të folur rreth çmimeve të lira të ushqimit dhe pijeve.

“Kam ngrënë tri vakte dhe kam pirë rreth 20 birra dhe shpenzove vetëm 30 euro”.

“Kosova është vendi më i mirë në tokë”, ka shkruar Pownall në profilin e tij në Twitter.

Ndryshe, ndeshja pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 18:00. /KultPlus.com

Të ngjajshme