Tiksapp: Kemi qenë cak i disa sulmeve

12 Nëntor, 2019 - 11:17 pm

Kompania për shitjen online të biletave për ndeshjet e Kosovës “Tiksapp”, ka reaguar pas shumë reagimeve për pamundësinë e blerjes së biletave për ndeshjen Kosovë-Angli.

Në reagimin e Tiksapp në faqen zyrtare shkruan se ishin cak disa sulmeve, prandaj edhe shërbimi ka qenë shumë i limituar.

“Ne si platformë kemi qenë cak i disa sulmeve me ç’rast shërbimi ka qenë shumë i limituar. Ne jemi munduar që shërbimin të e mbajmë aktiv gjatë kësaj mirëpo kjo gjë nuk ishte e mundur. Disa prej përdorueseve kanë arritur të sigurojnë biletat ndërsa për përdoruesit e tjerë jemi duke punuar në vazhdimësi për të riaktivizuar shërbimin.
Ndjejmë keqardhje për situatën e cila është krijuar dhe shpresojmë të kemi mirëkuptimin e juaj në këtë rast.
Shpresojmë që këto akte keqdashëse të ndalen sa më shpejtë dhe shërbimi i shitjes së biletave të vazhdojë shumë shpejtë”.

Në ndërkohë një sajt online anglez ka vënë në dispozicion shitjen e biletave për ndeshjen me Kosovën. Klan Kosova / KultPlus.com

Çmimi i biletave është 500 funte.

Të ngjajshme