Tirana Zoo Park – destinacion i preferuar për të kaluar fundjavën

16 Tetor, 2022 - 5:18 pm

Tirana Zoo Park është tashmë destinacioni i preferuar i fëmijëve dhe prindërve në kryeqytet gjatë fundjavës.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale një fotogaleri nga Tirana Zoo Park, një hapësirë tashmë fantastike për fëmijët e qytetit, me më shumë kafshë e me më shumë hapësira rekreative për ta.

Në Zoo Park janë të ekspozuara 30 specie kafshësh dhe 160 kafshë e shpendë në total të cilët i janë shtuar këtij kopshti.  Koncepti i këtij Zoo Parku është një risi që ndërthur argëtimin dhe edukimin e fëmijëve.

Kopshti Zoologjik është rikonceptuar plotësisht. Janë liruar hapësira nga zaptimi, ka më shumë hapësirë për kafshët.

Kopshti Zoologjik i Tiranës është kthyer në një hapësirë për të gjitha grupmoshat, ku janë mbjellë edhe 1200 pemë.

Vizita në Kopshtin Zoologjik zgjat përgjatë gjithë ditës, ku përfshihen zona pikniku përgjatë itinerareve të lëvizjes, hapësira të gjelbra të lira nga strukturat dhe të veçuara për familjarë e fëmijë. Krahas këtyre, në kopsht janë të shpërndarë kënde lojërash për ta bërë sa më të pasur eksperiencën për fëmijët dhe prindërit. /atsh /KultPlus.com

Të ngjajshme