‘Tour de France’ mund të mbahet përkundër masave kufizuese të qeverisë

30 Prill, 2020 - 9:58 am

Gara më e madhe e çiklizmit “Tour de France”, do të mund të mbahet, përkundër masave të reja kufizuese të vendosura nga qeveria franceze ndaj tubimeve në masë.

“Tour de France” është shtyrë për dy muaj, dhe është paraparë të nisë më 29 gusht. Por, qeveria ka njoftuar se nuk do të ketë tubime në masë deri në shtator.

“Tour de France nuk është vënë në pyetje. Nuk do të ketë tubime në masë para shtatorit, por me ‘Tour de France’ që do të nisë më 29 gusht, mund të ketë përshtatje. Mbetet te organizatorët të bëjnë sugjerime”, ka thënë ministria e sportit e Francës, Roxana Maracineanu, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

Gara tjetër e madhe e çiklizmit “Vuelta a Espana”, ka njoftuar se do të anulojë startin nga Holanda, që është paraparë për 14 gusht.

Ngjarjet sportive janë anuluar apo shtyrë shkaku i koronavirusit. / KultPlus.com

Të ngjajshme