Transformimi i kampionit të pikados Wright, nga i papunë në milioner

3 Janar, 2020 - 1:00 pm

Pasi nuk qëlloi me dy tentimet e para në shënjestër, Peter Wright u frikësua për një moment se do t’i përsëritet storia e vjetër.

Por, më pas mori frymë thellë, anoi më në të majtë dhe dërgoi shigjetën te dhjetëshja e dyfishtë, për të fituar titullin e tij të parë të botës në pikado, shkruan sot Koha Ditore.

U realizua një ëndërr e tij. Wright ngriti duart lart dhe shikoi sikur të kishte dikë të cilit duhej t’i ishte falënderues.
Por kjo ishte nata e tij. Ishte për të. Askush, asnjë dyshues, madje as edhe kampioni i trefishtë i botës, Michael van Gerwen, i cili e kishte mposhtur në shtatë përballjet e kaluara, nuk do ta ndalte atë.

Ndërsa Wright ngriti trofeun “Sid Waddell”, ai nisi të derdhte lot gëzimi.

“Kurrë nuk duhet të dorëzohesh. Pavarësisht se çfarë”, tha ai, pasi që fitoi 500 mijë funte (590 mijë euro), duke dërguar fitimet e tij në karrierë në 3.3 milionë funte (3.9 milionë euro).

Wright e ka bërë veten milioner nëpërmjet pikados, por ai e di se si është të jesh poshtë. Rrugëtimi i tij drejt majës së botës në këtë sport ka qenë i vërshuar nga vështirësi të mëdha dhe beteja të shumta. /KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme