Turistët nga Kosova gjejnë 50 refugjatë sirianë në Kepin e Rodonit (VIDEO)

1 Shtator, 2020 - 6:01 pm

Disa turistë nga Kosova janë përballur me një situatë të pazakontë gjatë pushimeve të tyre në Kepin e Rodonit.

Ata ndërsa po e eksploronin vendin kanë gjetur 50 refugjatë sirianë të cilët kishin kaluar natën atje, shkruan Top Channel.

Nuk dihet nëse refugjatët i ka lënë dikush atje, apo ata e kanë zgjedhur si një vend të përkohshëm qëndrimi. Turistët ndërkohë thonë se ata e kanë lajmëruar policinë.

Të ngjajshme