Turizmi botëror pëson deri në 3.3 bilionë dollarë humbje shkaku i koronavirusit

1 Korrik, 2020 - 8:00 pm

Të hyrat nga turizmi në botë pritet të pësojnë rënie prej 3.3 bilionë dollarë për shkak të masave të izolimit nga koronavirusi, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që humbin më së shumti, sipas një publikimi të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të mërkurën.

Raporti “Covid-19 dhe turizmi” i lansuar në konferencën për Tregti dhe Zhvillim të OKB-së bazohet në tre skenarë për industrinë, me masat e izolimit që zgjasin katër muaj, tetë dhe 12.

Në këto skenarë, të hyrat do të binin për 1.17 bilionë dollarë, 2.22 bilionë ose 3.3 në rastin e fundit, ose mes 1.5 dhe 4.2 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm Botëror.

Raporti nuk ka treguar se cili skenar është më me gjasë të ndodhë, me një zyrtar të OKB-së që ka thënë se skenari i mesëm “mund të jetë më reali”.

SHBA-ja pritet të pësojë në vlerë prej 187 miliardë dollarësh me opsionin që izolimi të zgjatë vetëm katër muaj, e ndjekur nga Kina me 105 miliardë dollarë. Tajlanda e Franca vijnë më pas.

Raporti ka mbuluar 65 shtete dhe rajone. Ai kërkon nga qeveritë të sigurohen që punonjësit të mos preken nga koronavirusi. / KultPlus.com

Të ngjajshme