Turqia ofron mbështetje ushtarake gjatë Kupës së Botës Katar 2022

6 Tetor, 2022 - 9:30 am

Parlamenti turk ratifikoi dje një mocion për dërgimin e trupave në Katar për të ndihmuar në rritjen e sigurisë gjatë Kupës së Botës FIFA 2022.

Me kërkesë të Katarit, mocioni iu dorëzua të shtunën parlamentit për dërgimin e ushtarëve në Katar për gjashtë muaj, dhe për garantimin e sigurisë gjatë turneut të futbollit në nëntor.

“Gjatë operacionit “Mbrojtja e Kupës së Botës” do të merren masat e nevojshme kundër kërcënimeve të ndryshme, veçanërisht terrorizmit, të cilat mund të ndikojnë në sigurinë e organizimit”, thuhet në memorandum.

Gjithashtu, elementët e Forcave të Armatosura Turke që do të dislokohen ne Katar dhe do të jenë nën komandën kombëtare gjatë gjithë detyrës.

Përveç Turqisë, SHBA-ja, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Pakistani do të ofrohet gjithashtu mbështetje ushtarake për të kontribuuar në sigurinë e Katarit gjatë turneut./atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme