U mbajt mbledhja komemorative për mjeshtrin e madh të skulpturave, Luan Mulliqin

23 Tetor, 2023 - 3:18 pm

Sot në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, është mbajtur mbledhja komemorative në nderim të jetës dhe veprës së skulptorit të ndjerë, Luan Mulliqi.

Të pranishëm ishin familja Mulliqi, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, ministrja Arbërie Nagavci, deputetë, kryetari i ASHAK, Mehmet Kraja, zyrtarë të kabinetieve qeveritare, akademikë, zyrtarë të institucioneve të artit dhe kulturës si dhe shumë qytetarë.

Ministri Çeku, në emër të Qeverisë së Kosovës, MKRS-së dhe GKK-së i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Mulliqi, duke shtuar se Luan Mulliqi ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenën artistike të Kosovës, për çka do të jemi përherë mirënjohës.

“Ai ishte artist i veçantë, me shije të hollë e me diapazon të gjerë që do të vazhdojë të jetojë përmes veprave monumentale që i la pas. Është detyrim i secilit prej nesh që të vazhdojmë të punojmë për të mbrojtur, dokumentuar dhe promovuar veprat dhe krijimtarinë e tij”, tha misnitri.

Pas mbledhjes komemorative të pranishmit bënë homazhe për të ndjerin. / KultPlus.com

Të ngjajshme