Udhëtimet me shoqe të mira për shëndetin tuaj

23 Qershor, 2020 - 3:30 pm

Bëhuni gati të organizoni udhëtime me shoqe.

Sigurisht, nuk është befasi që pushimet verore na bëjnë të ndihemi mirë, por tani një hulumtim i fundit e vërteton edhe më shumë këtë fakt, transmeton Koha.

Sipas këtij studimi, është zbuluar se udhëtimet me shoqe janë tejet të rëndësishme për t’iu mbajtur të lumtura, si dhe kanë ndikim pozitiv në shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Universiteti i Harvardit e ka kryer një studim i cili fokusohet në dobitë e dukshme të cilat koha që e kalojmë me shoqëri, i sjellë në shëndetin tonë.

Lidhjet e këtilla shoqërore jo vetëm që sjellin kënaqësi në jetë, por ato edhe kanë ndikim në shëndetin afatgjatë në mënyra po aq të fuqishme dhe rëndësishme, sa edhe gjumi i mirë, ushqimi i shëndetshëm, apo mos konsumimi i produkteve të dëmshme si, duhani, alkooli dhe të tjerë.

“Shoqet shërbejnë si burim i përkrahjes në jetën tuaj. Ju mund të ndani shumë gjëra të rëndësishme me to, të cilat mund të mos ndiheni rehat t’i ndani me partnerin tuaj apo anëtarët e familjes. Veçanërisht nëse keni probleme në jetën personale,” ka deklaruar psikologia, Dr William Chopik.

Prandaj, nëse jeni ngopur nga kontakti përmes aplikacionit Zoom ose thirrjeve telefonike, është koha të filloni ta planifikoni një udhëtim me mikeshat e ngushta, sigurisht sapo të largohen masat e ndalesave nga pandemia dhe të jetë e sigurt për të udhëtuar. / KultPlus.com

Të ngjajshme