‘Unë\ty, dashurie në paketë’, mbi 3 196  dhurata të përgatitura nga kryeqytetasit e vegjël për fëmijët më në nevojë

15 Dhjetor, 2022 - 10:30 am

Sot fillon grumbullimi i dhuratave të bëra nga fëmijët e kryeqytetit (4,5-11) vjeç nëpër shkollat e Prishtinës në kuadër të projektit ‘Unë\ty, dashurie në paketë’, përcjell KultPlus.

Me moton “të ndash’ është të duash”, fëmijët e kryeqytetit për pothuajse tri javë kanë përgatitur dhurata për fëmijët më në nevojë se ata. ‘Unë\ty, dashurie në paketë’, është një projekt multidiciplinar i cili organizohet për herë të pestë me fëmijët e kryeqytetit.

“Ky projekt vazhdon të rritet duke ju shërbyer fëmijëve si një projekt edukativë e kulturorë para se të jetë humanitar. Ne tashmë kemi krijuar një koherencë dhe lirisht mund të themi se ky projekt është bërë tradicional, çka ka qenë edhe qëllimi i Mute Foundation. Nxitja e empatisë dhe dhembshurisë te fëmijët që llogartet edhe si parandaluese e bulizmit, bëhet përmes ushtrimit të saj me veprime e projekte konkrete siq është; unë\ty, dashurie në paketë.”, thuhet në njoftimin e Florie Bajokut nga Mute Foundation.

Mute Foundation bashkë me FSK do të jenë në teren për dy ditë duke bërë grumbullimin e dhuratave të bëra nga fëmijët e Prishtinës te cilat do të dërgohen\koncentrohen në Shkollën e Matematikës si pikë grumbulluese.

Ky projekt është organizuar nga MUTE Foundation, Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Mbrojtjes FSK\BCU./ KultPlus.com

Të ngjajshme