Unikkatili poston foto nga Graçanica: Qe ku jom

27 Korrik, 2019 - 4:30 pm

Rep artisti i njohur nga Kosova, Viktor Palokaj, i njohur si Unikkatili ka ardhur në Kosovë. Është shfaqur në Graçanicë, aty ku besohet se i kanë larguar foton nga një billboard.

Unikkatili, në mbrëmje do të mbajë koncert në Mitrovicë.

Ai ka postuar një foto-selfie, para një billboardi të zbrazët në Graçanicë.

“Nomin e paskan bo. Qe ku jom”, ka shkruar shkurt Unikkatili.

Me gjasë, ky mesazh lidhet me mundësinë që posteri i tij është hequr nga vendi para të cilit Unikkatili ka bërë fotografinë. /KultPlus.com

Të ngjajshme