Universiteti i Prishtinës vazhdon me mësim të kombinuar

3 Nëntor, 2020 - 11:17 am

Institucioni më i lartë arsimor në vend ka vendosur që mësimin ta vazhdoj në mënyrë të kombinuar, një pjesë virtualisht dhe pjesën tjetër fizikisht, shkruan KultPlus.

Universiteti i Prishtinës nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se ligjëratat do të mbahen vetëm në formën online, ndërkaq pjesa e ushtrimeve do të realizohet në një formë tjetër.

“Ndërkaq, ushtrimet praktike ose laboratorike do të mbahen në prani fizike, duke respektuar rekomandimet e MSH-së”, thuhet në njoftim.

Ky vendim është marrë në përputhje me kushtet e krijuara nga covid 19 dhe në përputhje me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. / KultPlus.com

Të ngjajshme