Ushtari i FSK-së i bartë në krahë dy fëmijë për shkak të përmbytjeve, fotoja bëhet virale

11 Janar, 2021 - 7:15 pm

Pamja e një ushtarit derisa po ua kalon rrugën nga përmbytjet dy fëmijëve është bërë virale në rrjetet sociale. Shihet se ai bartë në krahë, dy fëmijë, djalë e vajzë, gjest ky që është çmuar shumë nga qytetarët.

Raportohet se fotografia është shkrepur në zonën e Gjilanit, komunë kjo që nuk ka kaluar lehtë nga përmbytjet që u shkaktuan nga reshjet e shumta të shiut.

Vendi ynë është përballur me reshje të shumta të shiut ditëve të fundit, për shkak të kësaj situate në teren kanë vepruar edhe ekipet e FSK-së. / express/ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme