Ushtarja e FSK-së Lirjona Bajraktari përzgjidhet për Akademinë Ushtarake Mbretërore në Britani

17 Gusht, 2023 - 2:54 pm

Pjesëtarja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Lirjona Bajraktari, është përzgjedhur për të ndjekur Akademinë Ushtarake Mbretërore në Sandhurst.

Kështu ka bërë të ditur ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, në llogarinë e tij në Facebook, raporton Klan Kosova.

“Është e mrekullueshme të shohësh më të ndriturit dhe më të përkushtuarit e FSK-së duke marrë pjesë në një nga institucionet ushtarake kryesore në botë në MB”, ka shkruar ai./KlanKosova/KultPlus.com

Të ngjajshme